Kupa e Shqipërisë në futsall/ Flamurtari shpallet kampion, mposht Partizanin
Trofeu i kupës së republikës në futbollin e sallës ka shkuar në favor të Flamurtarit, i cili mposht në finalen e kompeticionit Partizanin. Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje perfekte, me kundërshtarin i cili po ashtu ia vështirësoi shumë gjërat.
Ndeshja e luajtur në qytetin e Durrësit regjistroi dhe një numër të konsiderueshëm tifozësh, të cilët mbështetën skuadrat e zemrës.
Ishin vlonjatët ata të cilët e nisën më mirë finalen, duke shënuar që në castet e para të fraksionit të parë edhe pse më pas kryeqytetasit kthyen gjithcka në favor të tyre pas 3 golave radhazi. Në pjesën e dytë po ashtu Partizani ishte më kërkues duke thelluar epërsinë e golave, por bregdetarët do të reagonin e madje të përmbysnin gjithcka në shifrat 9-7. Një lojë e fituar me shumë meritë, konfirmim i formës shumë të mirë që po kalon Flamurtari.
Kujtojmë se në gjysmëfinale Flamurtari mposhti gjithashtu Tiranën, ndërsa në anën tjetër Partizani kaloi pengesën Vllazni. Tanimë me këtë trofe që i erdhi fundi, ekipet do të përqendrohen në kampionat, aty ku vlonjatët i pret sërish skuadra bardheblu, ndërsa Partizani luan me shkodranët e Vllaznisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta