A do të funksiononte “martesa” PD-LSI? Manjani dhe Mazniku përplasen për 2011-n

25 Mars 2021 | 22:42

Ideja se nëse dalja e PD dhe LSI së bashku në zgjedhje do të sillte një tjetër rezultat, ka nxehur debatin në studion e “Barometrit Politik”. Një pjesë e panelistëve shprehen mendimin se bashkimi nuk do të funksiononte dhe iu referuan daljes së bashku në zgjedhjet lokale të 2011.

Andri Nurellari tha se “njerëzit nuk janë të verbër” dhe votat nuk janë bashkim matematikor. Ai e ilustroi këtë me dështimin që LSI dhe PD patën në garë për të fituar bashkinë e Durrësit në 2011.

Për Arbjan Maznikun LSI ka pasur peshën reale në zgjedhjet 2005 dhe 2013 kur mori 4-5% të votave ndërsa rritja në 2017 erdhi nga rënia  e të djathtës.

Kurse për Blendi Çekën “martesa” PD-LSI ka pasur sukses vetëm në vitin 2011 në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës kur Lulzim Basha fitoi përballë Edi Ramës. Por kjo solli përplasje mes Arbjan Maznikut dhe Ylli Manjanit. Sipas Maznikut fitoren e vendosi KQZ, ndërsa Manjani tha se ishte rezultat që u arrit me vota.

Pjesë e debatit:

Çeka: Ka dështuar martesa, por a pasur sukses vetëm në rastin e 2011 në Tiranë.

Mazniku: Ajo funksionoi në KQZ.

Manjani: Ajo ka funksionuar me vota jo në KQZ, jam gati ta garantoj me jetë. Ndize zjarrin të vendos dorë.

Mazniku: 10 vota i pamë. Ta garantoj unë me jetë.

Manjani: Ato 10 vota i keni parë te PS, në KQZ është tjetër rezultat.

Mazniku: Atë ta garantoj unë me të dy duart.

Manjani: Nga e di se ti, se nuk ke qenë, unë e kam gdhi te KQZ.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021