10 vjet nga Revolucioni i Dinjitetit, Ukraina përkujton të rënët në sheshin “Maidan”
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe bashkëshortja Olena kanë bërë homazhe në nder të aktivistëve që mbetën të vrarë gjatë Revolucionit të Dinjitetit në 2014-n.
Zelensky dhe zonja e parë ndezën disa fenerë pranë memorialit, i ngritur në kryqin që ndodhet në Rrugicën e Heronjve, në qendër të Kievit.
Kryqi u ngrit nga publiku në mars të 2014-s në nder të viktimave dhe pritet që ai të bëhet pjesë e Kompleksit Kombëtar të Heronjve, siç njihet Muzeu i Revolucionit të Dinjitetit.
Përfaqësues diplomatikë morën pjesë në ceremoninë e mbajtur.
Protestat e mbajtura në sheshin Maidan të Kievit 10 vjet më parë çuan në rrëzimin e presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovich. Gjatë manifestimeve humbën jetën rreth 50 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës