Putin uron ushtrinë ruse për pushtimin e qytetit kyç të Ukrainës, reagon SHBA
Presidenti rus Vladimir Putin uroi ushtrinë ruse për kapjen e qytetit Avdiyivka, duke thënë se ishte një fitore e rëndësishme, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Vladimir Putin dëgjoi raportin e ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu për kapjen e Avdeyevka në Kremlin. Presidenti uroi ushtrinë dhe luftëtarët tanë për një fitore kaq të rëndësishme”, tha Peskov, transmeton RIA.
Shoigu më parë i dorëzoi Putinit një raport në të cilin deklaronte se ushtria ruse kishte marrë plotësisht nën kontroll Avdeyevka, duke shtuar se operacioni u krye nga grupi ushtarak “Qendra” nën komandën e Andrei Mordvichev.
SHBA ka reaguar pas pushtimit të qytetit kyç të Ukrainës nga Rusia.
Marrja e Avdiyivka nën kontrollin e forcave ruse është çmimi i mosveprimit të Kongresit, tha sot zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson dhe i bëri thirrje Dhomës së Përfaqësuesve që të miratojë menjëherë kërkesën për financim shtesë për Kievin.
“Ky është çmimi i mosveprimit të kongresit. Ukrainasit vazhdojnë të luftojnë me trimëri, por rezervat e tyre të armëve po pakësohen. Është jetike që Dhoma e Përfaqësuesve të miratojë shpejt kërkesën për fonde shtesë për Ukrainën, në mënyrë që t’i furnizojmë ata me municione artilerie. dhe pajisje të tjera kritike që u nevojiten për të mbrojtur vendin e tyre”, tha Watson.
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë