Më shumë kontroll mbi eksportin e vaksinave, BE mbetet e përçarë. Von der Leyen: AstraZeneca të kapë ritmet e furnizimeve
Samiti i së enjtes edhe njëherë dëshmoi se BE mbetet thellësisht e ndarë në vendosjen e kontrolleve më të rrepta mbi eksportet e vaksinave.
Disa vende besojnë se eksportimi i vaksinave është arsyeja pse vendet anëtare janë mbrapa me ritmet e vaksinimit krahasuar me shtete të tjera sikundër Britania e Madhe apo SHBA.
Bashkimi Evropian ka eksportuar 77 milionë doza të vaksina anti-COVID, 20 milion prej tyre në Britani të Madhe, ndërsa 88 milionë kanë mbetur brenda unionit dhe 62 milionë vaksina janë injektuar tashmë.
Komisioni Evropian argumenton se kompanitë farmaceutike në Mbretëri të Bashkuar nuk kanë eksportuar asnjë dozë të vetme.
“Për të qenë të qartë, ne duam të sigurohemi që Evropa të marrë pjesën e saj të drejtë të vaksinave sepse duhet të jemi në gjendje t’u shpjegojmë qytetarëve tanë se nëse kompanitë eksportojnë vaksinat e tyre në të gjithë botën, kjo është për shkak se ata janë duke respektuar plotësisht angazhimet e tyre dhe nuk rrezikon sigurinë e furnizimit në Bashkimin Evropian “, u shpreh Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.
Komisioni Evropian akuzon kryesisht Astrazeneca se po eksporton doza të prodhuara në Evropë, ndërsa po dështon të furnizojë shtetet anëtarë të unionit.
“Ky është veçanërisht rasti i AstraZeneca. Unë mendoj se është e qartë për kompaninë që së pari, kjo e fundit duhet të kap ritmin , duhet të respektojë kontratën që ka me vendet anëtare evropiane para se të mund të angazhohet përsëri në eksportimin e vaksinave “, Ursula von der Leyen.
Shtete sikundër Franca mbështesin një ndalim më strikt të eksportit të vaksinave. Të tjera vende sikundër Holanda, Belgjika apo Gjermania hezitojnë, pasi i frikësohen prishjes së zinxhirit të furnizimit.
“Në lidhje me Rregulloren e Kontrollit të Eksportit, ne kemi deklaruar se nuk duam ndonjë përçarje në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar, global, po sigurisht që jemi të interesuar të sigurojmë që kompanitë që kanë lidhur kontrata me ne të jenë në përputhje me marrëveshjet ”, tha Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë.
Joe Biden ishte i ftuari special në takimin e BE dhe udhëheqësit evropianë theksuan vullnetin për të bashkëpunuar në çështje të tilla si pandemia.
Por, ata shmangën të flisnin se si SH.B.A., një nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave në të gjithë botën, nuk eksporton asnjë vaksinë në Evropë.
Lexoni gjithashtu:
Pandemia, Holanda dhe Norvegjia forcojnë masat, Greqia e Spanja bëhen gati për sezonin veror
Vala e tretë e infektimeve, Gjermania gati të zgjasë kufizimet
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.