Vrasja e presidentit të Haitit: 50 persona të përfshirë, mes tyre gruaja e tij

20 Shkurt 2024 | 22:42

Një gjykatës në Haiti ka lëshuar një listë të të akuzuarve në vrasjen e Presidentit Jovanel Moise në korrik 2021, të cilët përfshijnë gruan e Moise, Martine, ish-kryeministrin Claude Joseph dhe ish-shefin e policisë Leon Charles, ndër të tjera.

Aktakuzat mund të destabilizojnë më tej Haitin, i cili po lufton me dhunën e bandave dhe po rimëkëmbet nga protestat e dhunshme që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Ariel Henri, raporton Zëri i Amerikës.

Gjykatësi Weser Walter etiketoi 50 persona si të përfshirë në vrasjen e Presidentit Moise.

Walter është gjyqtari i pestë në këtë çështje, pasi të tjerët dhanë dorëheqjen për arsye të ndryshme, përfshirë edhe frikën se mos vriteshin.

Ish-shefi i policisë, Leon Charles, i cili aktualisht është përfaqësues i përhershëm i Haitit në Organizatën e Shteteve Amerikane, përballet me akuzat më të rënda si vrasje, tentativë vrasje, armëmbajtje pa leje, komplot kundër sigurisë së brendshme dhe shoqatë kriminale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026