Vuçiç intervistë për median ruse: Shoku i mirë njihet në ditë të vështira

21 Shkurt 2024 | 10:01

“Serbia do të jetë edhe në një pozicion më të vështirë për shkak të vdekjes së opozitarit Navalny”, ka deklaruar presidenti Aleksander Vuçiç në një intervistë për median publike ruse, TASS.

Në intervistën e tij presidenti serb u shfaq si triumfator kur deklaroi se e ka kundërshtuar Perëndimin dhe nuk e ka sanksionuar Rusinë.

Megjithatë, ai tha se ende nuk di edhe për sa kohë do t’i bëjë ballë presionit të SHBA-së dhe BE-së.

“Në serbisht dhe rusisht, si dhe në të gjitha gjuhët anglo-saksone, apo gjermane, ekziston një fjalë e urtë që thotë: shoku i mire  njihet në ditë të vështira. Është e lehtë të jesh shok në momente të mira. Të mbetesh mik, të jesh i sinqertë kur është e vështirë, pikërisht në momente të tilla, tregon fytyrën tënde të vërtetë”, tha Vuçiç.

Vuçiç risjell në vëmendje faktin që Serbia pezulloi përkohësisht stërvitjet ushtarake dhe policore me të gjithë partnerët e huaj, konkretisht të Rusisë, pasi në fakt me NATO-n ka kryer disa manovra. Ai komentoi dhe zhvillimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih duke thënë se “paqja është kthyer në një fjalë të padëshiruar për mbarë botën”. Vucic, paralajmëroi se po vjen një arkitekturë e re e politikës botërore dhe se do të ketë shumë ndryshime. Sjellja e Serbisë kohëve të fundit ka qenë në orbitën e Kremlinit. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, u shpreh i habitur për deklaratën e Vuçiçit se Serbia do të jetë edhe në një pozicion më të vështirë për shkak të vdekjes së opozitarit Navalni.

Ndërkohë, në këtë temë ka ndërhyrë dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Ai akuzon NATO-n me pretendimin se po përpiqet të zgjerohet në lindje duke bërë presion për anëtarësimin e Serbisë dhe Bosnjë- Hercegovinës në aleancë.

“Përgjatë kufijve të Rusisë dhe Bjellorusisë, ka rreth 32 mijë ushtarë të NATO-s, më shumë se 1 mijë automjete të blinduara, 235 avionë dhe helikopterë, kështu që historitë për shpërthimin e mundshëm të Luftës së Tretë Botërore nuk janë pa bazë”, u shpreh ndër të tjera ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha të shtunën se Ngushtica e Hormuzit “nuk është një skenë për fuqitë jashtë-rajonale për të shfaqur forcë...
11:49 | 04/07/2026

Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka

Ukraina mohoi të shtunën pretendimet se forcat ruse kishin pushtuar qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut, tha zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës për...
11:32 | 04/07/2026

Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, të premten u dha medalje heroizmi ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit që punuan në vend pas tërmetit. Rodriguez...
11:06 | 04/07/2026