Vuçiç: S’vëmë sanksione kundër vetes, me njohjen e Kosovës do ta kisha marrë Nobelin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Beogradi “nuk ka asnjë sanksion kundër vetes” përkundër presionit, duke folur se pse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, si pjesa tjetër demokratike e botës.
Vuçiç iu referua vdekjes në burg të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalnyt, duke e quajtur këtë “një tjetër shkëndijë në zjarrin e ndezur”.
“Është tragjike kur një i ri i tillë humb jetën. Unë nuk jam një organ hetues dhe nuk jam aq i zgjuar sa të gjithë të tjerët në botë që dinë gjithçka. Nuk do të doja as të flisja për atë që ndodhi me Millosheviçin, kjo është për analistët politikë, jo për presidentin e vendit”, tha Vuçiç.
“Çdo gjë që nuk na pëlqen, e refuzojmë pa rezerva”, theksoi ai.
Vuçiç gjithashtu nuk ka dyshime se pozita e Serbisë do të jetë edhe më e vështirë në vazhdim.
Ai theksoi se Serbia nuk ka asnjë sanksion kundër vetes, “pavarësisht përpjekjeve”.
“Pavarësisht se shumë gjëra nuk janë në favorin tonë dhe Kosova nuk është njohur, Serbia nuk ka asnjë sanksion ndaj vetes. Dhe ne as nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Po të vendosja do të isha kampion i demokracisë, fitues i dhjetëra çmimeve dhe me njohjen e Kosovës do ta merrja edhe çmimin Nobel”, tha Vuçiç, siç raporton Danas.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)