“Lëvizje e gabuar”- Kina kritikon SHBA për Gazën
Kina ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara për vendosjen e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndaj rezolutës që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Pekini zyrtar deklaroi se lëvizja dërgon mesazhin e gabuar dhe i jep dritën e gjelbër vazhdimit të kasaphanës.
Por nga ana e saj, Shtetet e Bashkuara deklaruan se rezoluta e propozuar nga Algjeria do të vinte në rrezik bisedimet për t’i dhënë fund luftës.
Shtetet e Bashkuara kishin propozuar rezolutën e tyre për një armëpushim të përkohshëm, që gjithashtu paralajmëronte Izraelin të mos pushtojë qytetin e Rafahut.
Vendimi i Uashingtonit është dënuar gjerësisht, pasi luftimet në Gaza vazhdojnë. Rezoluta u mbështet nga 13 nga 15 vende të Këshillit të Sigurimit, me Mbretërinë e Bashkuar që abstenoi.
Duke reaguar ndaj vetos, ambasadori i OKB-së në Kinë, Zhang Jun tha se pretendimet e Shteteve të Bashkuara se votimi do të ndërhynte në negociatat diplomatike ishin “tërësisht të pabesueshme”.
Ndërsa kryediplomati algjerian deklaroi se, “fatkeqësisht Këshilli i Sigurimit dështoi sërish”. “Analizoni ndërgjegjen tuaj për mënyrën se si do t’ju gjykojë historia”, deklaroi Amar Bendjama.
Edhe aleatët e SHBA kritikuan lëvizjen. I dërguari i Francës, Nicolas de Riviere, shprehu keqardhjen që rezoluta nuk ishte miratuar duke parë “situatën katastrofike në terren”.
Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
Mohammad Bagher Ghalibaf kryeson delegacionin e i Iranit për bisedimet me SHBA në Zvicër
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë