Në kërkim nga SPAK, trafikanti arrestohet në Itali me identitet rumun
Një shqiptar, i cili dyshohet se ka mbështetur një organizatë kriminale është arrestuar në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se oficerët e policisë e ndaluan atë në përfundim të një operacioni të gjatë vëzhgimi dhe hetimi.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është identifikuar kërkohej ndërkombëtarisht për afera droge, por gjithmonë kishte arritur të arratisej. Derisa, pas një periudhe të gjatë vëzhgimi dhe hetimi, policët e Skuadrës Fluturuese e ndaluan.
Shqiptari në momentin që u kap, mbante me vete një identitet rumun, por që e ka tradhtuar fotoja e tij.
Urdhri i arrestit është lëshuar në janar 2023 nga “Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në Tiranë.
Konkretisht ai u ndaluar pranë një biznesi tregtar në lagjen “Mirafiori Sud” të qytetit.
Gjyqtari hetues hedh hipotezën se i arrestuari mund të jetë mbështetës i një grupi kriminal me origjinë shqiptare të dedikuar për importimin e sasive të mëdha të heroinës nga Shqipëria në territorin italian.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s