Magazina tek “Casa Italia” ende nën flakë, ndërhyhet për prishjen e një pjese të godinës

26 Mars 2021 | 11:05

Magazina pranë “Casa Italia-s” në Tiranë është ende nën flakë.

Gazetari Merin Maçi raporton se ndonëse është ndërhyrë edhe në prishjen e një pjese të fasadës se magazinës me mjete të tonazhit të rëndë situata vijon të mbetet problematike në këtë magazinë.

Në ditën e tretë të regjistrimit të vatrës së zjarrit zjarrfikësit ende nuk kanë vënë nën kontroll flakët, ndërsa kërkimet vijojnë për rojën e sigurisë, 33-vjeçarin Arjan Sala.

Për të riun sa vijnë e kalojnë orët shuhen shpresat, megjithatë të afërm dhe familjarë të 33-vjeçarit ende shpresojnë për një mrekulli.

Kujtojmë se zjarri ka rënë pasditen e së mërkurës.

Ndërkohë shtëllungat e tymit ua vështirësojnë punën zjarrfikësve.

Lexoni gjithashtu:

Zjarri në magazinën pranë ”Casa Italia-s”, Meta thirrje insititucioneve që të veprojnë me shpejtësi

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026