Daçiç kundër Marrëveshjes së Ohrit: Kosova jo në KiE
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, e ka konsideruar të “papranueshme anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Deklarata e Daçiç u bë në takimin që ai zhvilloi me shefin e ri të misionit të Këshillit të Europës në Serbi, Janos Babiç.
Daciç shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha shtetet anëtare të Këshillit që treguan mirëkuptim për qëndrimet e Serbisë.
Babiç u takua edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ndryshe nga Daciç, në njoftimin për takimin, Presidenca serbe nuk e përmend faktin se Kosova pret të bëhet anëtare e këtij institucioni. Hyrja e Kosovës në Këshillin e Europës është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit mes Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti.
Në mesazhin e presidentit serb pas takimit thuhet se më përfaqësuesin e Këshillit të Europës u bisedua për “progresin e Serbisë në zbatimin e reformave dhe aplikimin e praktikave të mira të BE-së në shumë fusha”.
Babiç, i cili mori detyrën më 1 shkurt, është një diplomat hungarez me përvojë pune në rajon dhe në Këshillin e Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta