Organizoi sulmin në Banjskë/ Daçiç: Ekstradimi i Radoiçiçit në Kosovë, i pamundur

13 Dhjetor 2023 | 13:35

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ekstradimi në Kosovë i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, është i pamundur.

“Të gjitha proceset gjyqësore do të zhvillohen para gjykatave vendase”, u shpreh ai.

Këtë deklaratë Daçiçi e bëri gjatë një interviste që ai dha për agjencinë Beta, më 13 dhjetor, teksa komentoi fletarrestimin e lëshuar për Radoiçiçin nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë – INTERPOL.

INTERPOL-i ka lëshuar ditë më parë një urdhër për arrestimin e Radoiçiqit, për shkak të sulmit të armatosur në Banjskë, në komunën e Zveçanit, në Kosovë.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, duke pohuar se ai “personalisht” e ka organizuar sulmin dhe të gjitha përgatitjet logjistike, dhe se nuk ka informuar askënd për ato plane.

Kosova akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit, gjë që Beogradi zyrtar e mohon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026