“Radoiçiç kërcënon Kosovën?” Gashi: Kriminel në duart e Vuçiç, as frymë s’merr pa të
Tomë Gashi, avokati nga Kosova, tha në një intervistë për Euronews Albania se pavarësisht kërcënimeve, nuk ka për të pasur një luftë mes Serbisë dhe Kosovës.
Ai tha se kërcënimet nga Radoiçiç janë të ndikuara nga presidenti i Serbisë Vuçiç, pa të cilin siç u shpreh Gashi, “Radoiçiç as frymë nuk merr”.
Ai tha se Serbia po kërkon të krijojë situata tensioni në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ndikimit që ka te ajo Rusia.
“Mendoj se ehte vetëm kërcënim. Radoiçiçi ky kriminel i sofistikuar, është vetëm një figurë e zbehtë në duart e Vuçiçit. Mendoj se Radoiçiçi as frymë nuk merr pa e pyetur Vuçiçin, ndaj mendoj se këto kërcënime që ka paralajmëruar Kurti, mendoj se janë vetëm çështje kërcënimi pa pasur një realizim të mundshëm.
Me siguri kryeministri Kurti ia bën këto kërcënime edhe faktorit ndërkombëtar, pasi në të gjitha takimet që ka pasur muajt e fundit, çështja më prioritare ka qenë çështja e sigurisë në Kosovë, sepse çështjet e bisedimeve më Serbinë janë çështje letrash, por nëse Serbia në mënyrë direkte rrezikon Kosovën si shtet, ne duhet ta themi dhe duhet të përgatitemi, për raste të incidenteve.
Megjithatë luftë nuk do të ketë për sa kohë strategjinë e madhe të çështjeve botërore e ka Stoltenberg dhe të tjerë. Ky është mendimi im dhe i strategëve ushtarak. Këto janë çështje të ndikimit të Rusisë te Serbia”,-tha Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa