Gjykata e Tiranës i heq masën e sigurimit “pezullim nga detyra” Artan Shkëmbit
Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit ”pezullim nga detyra” Artan Shkëmbit, ish-zv.drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit.
Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor.
Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për korrupsion dhe nxjerrje sekreti hetimor.
Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka korrupsion dhe ndërkohë hetimi vazhdon.
Shkëmbi u pezullua nga detyra disa muaj më parë, pasi u hetua për dekonspirim operacionesh.
U dyshua se Shkëmbi kishte dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një shtetas me precedentë penalë.
Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të Task-Forcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.
Lexoni gjithashtu:
Bie akuza për korrupsion, çështja e Artan Shkëmbit kalon në Prokurorinë e Tiranës
SPAK shtyn me 3 muaj pezullimin nga detyra për Artan Shkëmbin
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në