SPAK-u me probleme, drejtuesit të shqetësuar për financat, kompetencat dhe administratën

21 Janar 2020 | 18:12

Institucionet e reja të dala nga reforma në drejtësi po përballen me problemet e para që mund të kushtëzojnë suksesin në punën e tyre. Gent Ibrahimi, kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë deklaroi në konferencën rajonale kundër korrupsionit se financimi është një shqetësim thelbësor.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë jemi të nënfinacuar në mënyrë dramatike dhe kuptohet që nuk mund të ketë rezultate pa mbështetjen e duhur financiare”, tha kreu i KLP.

Një tjetër vështirësi për prokurorinë e posaçme SPAK janë edhe kompetencat, sidomos ajo për veprat ndaj korrupsionit. Sipas Ibrahimit SPAK do hetojë të gjithë zyrtarët i çfarëdo niveli qoftë. Kjo situatë mund të ndikojë në cilësinë e hetimit të kësaj prokurorie dhe mund të kërkojë ndryshim të ligjit.

“Në rast se ne presim rezultate në fushën e luftës kundër korrupsionit, është e domosdoshme që portofoli i prokurorisë së posaçme në këtë aspekt të jetë më i reduktuar dhe të jetë më i orientuar drejt atyre funksionarëve që kanë me të vërtetë peshë. Po ky është një vendim i bërë, sigurisht që nuk është i gdhendur në gurë edhe mund të rishikohet në të ardhmen”, tha Ibrahimi.

Nga ana tjetër drejtuesi i SPAK, Arben Kraja kërkoi shtimin e numrit të prokurorëve. Ai kërkoi edhe mirëkuptim për kohen e arritjes se rezultateve.

Ne e kemi një bazë ligjore shumë të mirë, një strukturë që po funksionon dhe po plotësohet. I gjithë stafi ka vullnetin e plotë për të bërë detyrën dhe për të arritur synimin për të cilin kemi shkuar atje. Në këtë sens do të na mirëkuptojë dhe publiku, se për të pasur rezultate duhet edhe pak kohë”, tha kreu i SPAK.

Prokuroria e Posaçme është fazën plotësimit të administratës, pasi ende nuk është ngritur Byroja Kombëtare e Hetimit dhe të gjithë punonjësit e saj duhet të kalojnë në vetting.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026