”170 mijë persona me aftësi ndryshe”, Suela Lala: Përkthehen në 8 ose 9 mandate, kemi nevojë për lehtësira shtesë

26 Mars 2021 | 12:51

Drejtorja ekzekutive e Fondacionit “Së bashku”, Suela Lala u shpreh në Euronews Albania se mbi 170 mijë persona në Shqipëri kanë një formë të aftësisë së kufizuar.

“Sipas censusit të fundit të vitit 2011 rezulton që 6.2% e popullsisë, ose mbi 170 mijë persona kanë një formë të aftësisë së kufizuar. Bëhet fjalë për persona mbi 15-vjeç që tani kanë mbushur edhe moshën për të votuar”, u shpreh ajo.

Teksa foli për votën e personave me aftësi të kufizuar, ajo theksoi se shteti duhet të plotësojë disa lehtësira shtesë për procesin e votimit.

“Qendrat e votimit duhet të jenë të vendosura jo vetëm në katet e para, duhet të kenë dyer të gjera, të kenë disa standarde”, tha zonja Lala.

“Nevojitet që informacioni mbi zgjedhjet, kandidatët dhe platformave politike të jepet edhe në gjuhën e shenjave për personat me aftësi të kufizuar në dëgjim. Për personat që nuk shikojnë ka mjete të posaçme për të votuar në privatësi të plotë”, u shpreh ajo më tej.

Zonja Lala tha se votat e personave me aftësi të kufizuar, sipas një përllogaritje të thjeshtë, përkthehen në 8 apo 9 mandate.

“Fatkeqësisht ende nuk kemi hasur persona me aftësi të kufizuar që të kandidojnë nga partitë e rëndësishme në vend për të qenë deputet në parlamentin e ardhshëm”, përfundoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026