Emigrantët në kufijtë e SHBA-së, administrata Biden përballë një sfide humanitare e politike

26 Mars 2021 | 13:02

Qindra emigrantë që kaluan lumin Rio Grande në Teksas u transferuan në një objekt ku do të qëndrojnë përkohësisht.

Numri i emigrantëve të kapur në kufi është rritur ndjeshëm javët e fundit, duke e vendosur administratën e Presidentit të SHBA Joe Biden përballë një sfidë humanitare dhe politike pak më shumë se dy muaj, pasi Biden mori kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Një agjent kufitar bën me dije se gjatë ditës së enjte mbi 750 emigrantë kaluan në SHBA nga Meksika në La Joya dhe zonat përreth.

Mes emigrantëve ka një numër të lartë të të miturve të pashoqëruar, të cilët nuk kanë qenë subjekt i politikës së dëbimit të lidhur me pandeminë.

Që nga e marta, gati 5,000 fëmijë u vendosën në stacionet e mbushura kufitare në pritje të transferimeve në strehimoret federale tashmë mbingarkuara.

Duke folur në konferencën e tij të parë për shtyp të enjten, Biden tha se ai nuk do të linte fëmijët e bllokuar në kufi.

“Unë nuk kërkoj falje për përfundimin e programeve që nuk ekzistonin para se Trump të bëhej president që kanë një ndikim tepër negativ në ligj, ligj ndërkombëtar, si dhe në dinjitetin njerëzor”, nënvizoi presidenti.

Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHba-së publikon shifrat mujore të numrit të mbërritjeve në kufirin tokësor jugperëndimor.

Në janar dhe shkurt 2021, përkatësisht u kapën 78,442 dhe 100,441 njerëz.

Kjo është një rritje e konsiderueshme nga vitet e mëparshme.

Numri më i lartë në vitet e fundit ishte në maj 2019 gjatë presidencës së Trump, kur mbi 140,000 njerëz u kapën nga autoritetet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026