Beton në pistën e Bahrein, komisarët e FIA-s marrin vendim drastik në Sakhir
Ujëmbledhësit e pistës në Bahrain do të mbushen me beton për garën e 1 të F1. Kjo pas problemeve të shkaktuara në ditën e 2-të dhe të 3-të në testimet zyrtare në kthesën numër 11 e cila dëmtoi makinat e Red Bull, Ferrarit dhe Mercedes.
Gjithçka për shkak të fuqisë aerodinamike në pjesën e poshtme të makinave. Në Bahrain ky problem ndodh përpara kthesave në të majtë ku makinat spostohen djathtas në hyrje për të përftuar më shumë fuqi dhe nxehtësi në pjesën abrazive të asfaltit. Në ditën e 2-të i pari që e hasi këtë problem ishte Charles Leclerc i ndjekur nga rivali aktual në Mercedes, Lewis Hamilton.
I mbikqyrur nga drejtori i garës Niels Wittich, riparimi i mori 90′ kohë por në ditën e 3-të, difekti u përsërit sërish pas 27’ me Red Bullin e Sergio Perez. Këtë herë koha e riparimit ishte 75 minuta duke shtyrë sërish kohën e testimeve dëri në orën 7 të pasdites.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit