Gjirokastër/ Dhunonte bashkëshorten në sy të vajzës së mitur, arrestohet 43-vjeçari

25 Shkurt 2024 | 12:22

Një 43-vjeçar që dhunonte bashkëshorten në sy të vajzës së tij të mitur është arrestuar ditën e sotme në Gjitokastër.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi S. Xh., 43 vjeç

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Patos, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja L. Z., se 30-vjeçari më datë 23.02.2024, i ka vjedhur në banesë disa bizhuteri floriri. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.

U referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për një 13-vjeçar dhe për një 15-vjeçar, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 23.02.2024, kanë vjedhur 1 celular  dhe për dy të mitur të tjerë  banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa vegla për punë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026