Oficeri i krimeve: Prova që na çoi drejt zbulimit se vrasjen e kishte bërë i biri

24 Shkurt 2024 | 21:14

Oficeri i krimeve në Durrës, Alfred Lila, zbuloi në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, detaje të pathëna nga mënyra si policia zbuloi vrasjen se vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nuk e kishte kryer e bija Hygerta Meta.

Oficeri zbuloi se në dëshminë e saj fillestare, vajza tha se babain e kishte vrarë dhe groposur në kasolle. Por sipas tij kjo pistë u rrëzua pasi efektivët gjetën një predhë brenda ambienteve të banesës.

Pas gjetjes së provës së re vajza u thye dhe zbuloi dinamikën e ngjarjes që kishte ndodhur në kuzhinë.

Sipas oficerit ishte Hysen Meta, djali i madh që kishte qëlluar mbi të atin, ndërkohë që dali i vogël dhe motra kishin ndihmuar në fshehjen e gjurmëve.

“Në banesë u gjet një provë tjetër shumë e rëndësishme e cila hodhi poshtë alibinë e vajzës që ngjarja kishte ndodhur te kasollja. Dhe me këmbnguljen tonë, duke punuar me të dyshuiarin u arrit të provohej fakti që ngjarja kishte ndodhur brenda në banesë në kuzhinën e banesës. Vrasjen e kishte realizuar Hyseni me një armë pa leje që mbante babai i tij. Ishte një predhë që u gjet në banesë që na bëri të mendonim se vrasja nuk u krye te kasollja siç tha vajza, por në banesë”, tha ai.

Sakaq oficeri shtoi se dyshimet që mund të kishim një krim në familje lindën kur panë lëvizjen e makinës dhe kur morën tabulatet e telefonave të fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026