Agresioni rus ndaj Ukrainës dhe mundësia e bisedimeve për paqe

25 Shkurt 2024 | 15:42

Ukraina dhe partnerët e saj të huaj mund ta ftojnë Rusinë në një takim të nivelit të lartë, në të ardhmen, për të diskutuar mbi mundësinë që Moska t’i japë fund sulmit dyvjeçar sipas kushteve të Kievit, tha të dielën një zyrtar i lartë ukrainas.

Zvicra do të organizojë një takim për të diskutuar vizionin e Presidentit Volodymyr Zelenskiy për paqen. Plani ukrainas mund t’i parashtrohet Rusisë në një takim tjetër po atë ditë, tha shefi i kabinetit të zotit Zelenskiy, Andriy Yermak.

“Ekziston mundësia të ftojmë së bashku përfaqësues të Federatës Ruse dhe t’i njohim me planin përfaqësuesit e vendit agresor, në atë rast, që vërtetë duan t’i japin fund luftës dhe të kemi paqe”, tha zoti Yermak gjatë një konference për shtypin në Kiev.

Presidenti Zelenskiy bëri publik për herë të parë planin e tij për paqe në nëntor të vitit 2022 gjatë takimit të nivelit të lartë të vendeve të G20. Plani i tij parashikon rikthimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe tërheqjen e plotë të trupave ruse.

Keivi ka shprehur vazhdimisht qëndrimin për të mos zhvilluar bisedime me Moskën derisa të gjitha trupat ruse të jenë larguar nga territori ukrainas.

Kremlini ka deklaruar se aktualisht nuk ka bazë për bisedime për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se plani i paqes së Kievit ishte absurd pasi përjashtonte Rusinë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026