Flet avokatja e 19-vjeçares Meta: Dëshmitë kontradiktore, do ketë hetime shtesë

26 Shkurt 2024 | 13:31

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Hygerta Metën, 19 vjeç dhe dy vëllezërit e saj Hysen dhe Amarildo Meta, 25 dhe 22 vjeç, të akuzuar për vrasjen dhe fshehjen e trupit të babait të tyre Pëllumb Meta Shënavlash të Durrësit.

Arta Gecaj, avokatja e caktuar nga shteti për 19-vjeçaren Hygerta Meta tha në përfundim të seancës se ngjarja ka nevojë për hetime të mëtejshme shtesë, pasi deklaratat e të  akuzuarës kanë qenë që nga fillimi kontradiktore.

“Hygerta pranoi veprën që ka kryer. Duke qenë se ka dhënë dy prononcime të tjera që janë në kundërshtim me njëri-tjetrën, sot tha se jam unë ajo që e kam kryer aktin. Do vazhdojnë hetimet. Atje janë bërë dy deklarime kontradiktore, ka vend për hetime të tjera shtesë”,  tha avokatja.

Ngjarja makabre u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit. 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas. Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt. Ndërkohë në bashkëpunim me të ishin dhe motra e vëllai që e kishin ndihmuar në fshehjen e krimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026