“Më pa me armë në dorë dhe s’u habit”, 19-vjeçarja Meta: Isha 2 m afër kur e qëllova

26 Shkurt 2024 | 12:43

Tre fëmijët e Pëllumb Metës të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për vrasjen e të atit, duke e varrosur më pas pranë shtëpisë kanë dalë sot para gjykatës.

Hygerta Metën dhe dy vëllezërit e saj Hysen dhe Amarildo Meta, kanë dolën para togave të zeza në pritje të masës së sigurisë ndaj tyre.

Para togave të zeza, djali i madh i familjes, i cili akuzohet nga policia si personi që shkrepin armën ndaj të atit e ka mohuar akuzën. Ka qenë vajza 19-vjeçare Hygerta Meta që edhe para togave të zeza i është rikthyer versionit fillestar të dhënë para policisë se ishte ajo që e kishte vrarë babanë  se ai po e detyronte të fejohej pa dëshirë.

Ajo ka treguar me detaje se si kishte qëlluar mbi të atin që ndodhej i shtrirë në kuzhinën e shtëpisë me armën që Pëllumb meta e mbante në sirtarin e komosë së dhomës së gjumit.

“Të enjten më tha do te vras se e refuzova për herë të dytë fejesën. E dija kur vinte nga puna, kur konsumonte dreken dhe kështu e mendova ta vras. Ishte shtrirë, unë mora armën dhe ai u çua, më pa përballë dhe s’u çudit kur më pa me armë. Më tha “ik andej” dhe unë e qëllova. Isha 2 metër afër kur e qëllova. Arma ishte te sirtari në dhomën e gjumit. Ka pasur dhe kallash vite më parë, por i është ndryshkur. (Duke qeshur) Jam penduar, por është diçka qe s’ka kthim mbrapa”, tregoi 19-vjeçarja.

Ngjarja makabre u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit. 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas. Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt. Ndërkohë në bashkëpunim me të ishin dhe motra e vëllai që e kishin ndihmuar në fshehjen e krimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026