Bashkëpunim Itali-Greqi, marrëveshje për ekspansionin e gazit ‘të gjelbër’
Gazsjellësit e gazit natyral në Greqi vijojnë të zgjerohen. “ENAON”, një kompani që lindi nga partneriteti mes një firme greke dhe një italiane, tani do të investojë 900 milionë euro për ekspansionin dhe digjitalizimin e rrjetit. Investimet, të mbështetura nga BE, janë pjesë e të ashtuquajturit tranzicioni i gjelbër.
“Kemi nevojë për gaz të gjelbër. Kemi një infrastrukturë të madhe gazi në Evropë dhe duhet ta përdorim në të ardhmen, bashkë me energjinë elektrike, në mënyrë që të kemi sisteme energjetike më efikase. Partneriteti me kompanitë e mëdha italiane është i rëndësishëm”, deklaroi Theodoros Skylakakis, ministër i Energjisë dhe Ambientit, Greqi.
Partneriteti me Italinë do të ndihmojë Greqinë të zhvillojë prodhimin e biometanit, një karburant që BE e mbështet si një alternativë ndaj karburanteve tradicionale dhe që synon të prodhojë deri në 35 miliardë metër kub në vit deri në 2030-n.
“Puna e përbashkët mes grekëve dhe italianëve do të thotë të ndajmë njohurinë dhe ekspertizën më të mirë me njëri-tjetrin, si dhe inovacionin dhe teknologjinë. Ne e kemi nisur këtë sa i takon ekspertizës ndaj Greqisë dhe po punojmë shumë në aspektin e inovacionit. Për të qenë konkurrues duhet të jesh inovativ. Nëse nuk je, herët a vonë e humbet garën”, deklaroi Paolo Gallo, drejtor i kompanisë “Italgas”:
Në Itali, biometani “i gjelbër” ka zëvendësuar pjesërisht gazin tradicional në gazsjellësit e kompanisë “Italgas”.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar