Ministri britanik i Drejtësisë: Ka nisur transferimi i të burgosurve të huaj
Ministri i Drejtësisë së Britanisë së Madhe, Alex Chalk, për mediat e huaja, është shprehur se hajdutët dhe trafikantët e drogës që ndodhen në burgjet e Britanisë, do të deportohen në vendet e tyre përkatëse.
Kjo është një pjesë e planit të qeverisë britanike për të liruar vendet në burgje.
Sipas ministrit personat që do të largohen nga Britania nuk do të kthehen më.
“Unë do të bëj çfarë është e mundur për të mbajtur britanikët të sigurt”, thotë ministri Chalk.
Për këtë plan është emëruar ministri Chris Philip për të zbatuar skemën e deportimit, e cila ka si qëllim reduktimin e 3300 vendeve në burgje të zëna nga të huajt.
Kjo shifër përbën 1/3 e të huajve në burgjet e Britanisë. Nga 88 mijë të burgosur në Angli dhe Uells, 10 441 prej tyre janë të huaj.
Ai tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për të transferuar 200 kriminelë të rrezikshëm që po kryejnë 4 ose më shumë vite dënimi në burgjet britanike dhe tani pritet të kthehen në vendin tonë.
Shqiptarët llogariten rreth 13% të numrit të të burgosurve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, përqindja më e lartë, me rreth 1323 për momentin. I deportuari i parë, zbulon Chalk, është një trafikant droge i dënuar me 17 vite burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar