Sulm në një kishë katolike në Afrikë, humbin jetën 15 persona

26 Shkurt 2024 | 10:20

Të paktën 15 persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në një kishë katolike në veri-lindje të Burkina Fasos në Afrikë të dielën.

Ngjarja ndodhi në Essakane në provincën Oudalan afër kufirit me Malin.

Një zyrtar i kishës tregoi se personat e armatosur ishin militantë të dyshuar islamikë. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga autoritetet në kryeqytetin e vendit të Afrikës Perëndimore, Ouagadougou.

Në një deklaratë, kreu i dioqezës lokale, Abbot Jean-Pierre Saëadogo tha se 12 njerëz u vranë menjëherë, ndërsa tre të tjerë vdiqën në spital.

“Në këtë rrethanë të dhimbshme, ju ftojmë të luteni për ata që vdiqën me besim, për shërimin e të plagosurve dhe për konsolidimin e zemrave të pikëlluara”, thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026