“Më përjashtuan nga Universiteti, më arrestuan 3 herë”-Dalipaj: Për çfarë akuzohesha

25 Shkurt 2024 | 22:12

Agron Dalipaj, autor i botimit të tij të fundit “Mitet, Origjina dhe Gjuha e tyre”, është shprehur se e kanë përjashtuar nga universiteti dhe e kanë arrestuar padrejtësisht tre herë.

Komentet Dalipaj i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se atij i kanë hapur dy gjyqe penale dhe dy civile, me akuza sikur kishte kërcënuar pedagogët e rektorin për nota më të larta dhe sikur kishte shpifur për universitetin.

Ai tha se e ka takuar Gjergji Meron, i cili sipas tij ka qenë në kohën e përjashtimit të tij nga universiteti rektor dhe ky i fundit i ka thënë se i lexon veprat e tij dhe beson në atë që ata bëjnë.

“Kam qenë student kur më përjashtuan, kisha edhe 2 provime. Ka qenë rektor Gjergji Mero rektor, sot më thotë i lexoj librat e tu dhe besoj te ajo që bëni ju. Pasi më përjashtuan, më kanë arrestuar tre herë dhe më kanë arrestuar edhe me vendimin e Gjykatës së Lartë që më kthente në Universitet.

Më kanë hapur 2 gjyqe penale dhe 2 civile, me akuza të çuditshme, sikur unë kisha shpifur për universitetin, sikur kisha kërcënuar rektorin dhe më e çuditshmja ishte se në justifikimin e përjashtimit tim, juristja e universitetit thoshte se Dalipi i ka bërë presion pedagogëve për nota më të larta dhe në disa raste ia ka arritur”, tha Dalipi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026