Myftari: Firmëtarët pasi shpërndanë peticionin në rrjetet sociale, heshtën

25 Shkurt 2024 | 21:50

Gazetarja Luela Myftari ka reaguar lidhur me një peticion të ngritur sëfundmi në rrjetet sociale nga një grupim intelektualësh, të cilët janë të shqetësuar për mënyrën sesi po merr peshë në publik, edhe përmes mediave, hapësira që po zënë njerëz të cilët nuk përfaqësojnë atë që është realisht shkencore.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Myftari është shprehur se firmëtarët e peticionit pasi e shpërndanë atë në rrjetet sociale, heshtën.

Ajo tha se mediat i kanë pasur dyert e hapura për të gjithë akademikët dhe intelektualët për të debatuar lidhur me çështje që cënojnë identitetin tonë kombëtar, por sipas saj, pak prej tyre kanë reaguar.

Ajo tha se heshtja e këtyre intelektualëve dhe profesionistëve, çon në hapjen e dyerve për të gjithë, të cilët sipas saj, gjejnë hapsirë dhe komentojnë.

“Për mua është një heshtje që na çon drejt këtyre tezave të gabuara dhe hapjes së dyerve për të gjithë. Por nëse ne duam të ndërtojmë një debat për gjuhën të shëndetshëm gjuhësisht nga ana shkencore në çdo lloj gjëje, mediat gjithmonë i kanë pasur dyert e hapura për ata shkencëtarë.

Heshtja nuk vjen vetëm sot pas peticionit. Nëse do marrim 3 shqetësimet kryesore të vitit 2024 që ka qenë Butrinti, ka vetëm pak kohë që UNESCO ka reaguar me një letër, me një raport, gazetarët kanë kërkuar intervista nga akademikët, nga ASH dhe sot më shumë se një javë më pas, ne kemi vetëm një heshtje.

Nëse flasim për gjuhëm mua më shqetëson Butrinti dhe Polifonia që ka dalë aktualisht, dikush mund të na i shpjegoj nëse ajo ka rrjedhur nga Greqia apo jo, pse është shkruar ashtu dhe pse ka shkuar kjo dosje në UNESCO e shkruar ashtu. Ky është një problem identitar po aq sa gjuha shqipe”, tha Myftari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026