“Serbia po luan lojën, Kurti po bie pre’’/ Halimi: Ja sesi po manipulon Vuçiç

26 Shkurt 2024 | 11:28

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ka pasur takime “të pasuksesshme” me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, sa i përket shtensionimit të situatës mes dy shteteve.

Analisti Jeton Halimi, në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, teksa ka komentuar marrëdhëniet mes dy vendeve, u shpreh se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti po bie pre e lojërave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij ky i fundit ka qëllim që të fus konfliktin në Ballkan duke përfituar nga situata në botë, por që Kurti nuk duhet ta lejojë këtë gjë.

“Serbia po di ta luajë lojën thjesht duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë. Të gjithë aleatët por dhe BE, po mundohen të kthejnë Serbinë nga unioni evropian dhe të mos i ngjitet Rusisë atje.

Serbia dëshiron që lufta të hapet në Ballkan dhe unë habitem me Kurtin se si po bie pre e këtyre lojërave. Konflikti nuk duhet të kalojë në Ballkan. Kurti nuk duhet t’i lërë asnjë hapësirë Vuçiç”-tha Halimi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026