Destinacioni i radhës për Tuchel, Spanja dhe Anglia në planet e 50-vjeçarit
Largimi nga Bayerni i Mynihut në fund të këtij sezoni futbollistik, u cilësua si një dështim në karrierën e Thomas Tuchel, por në realitet nuk është ashtu.
Tekniku 50-vjeçar edhe pse po kalon një formë jo pozitive me rekordmenët e Gjermanisë, sërish nuk do të ngelet pa punë. Burime pranë teknikut që fitoi ligën e kampionëve kur drejtonte Chelsean në Angli, bëjnë me dije se kanë nisur lëvizjet e para.
E thënë ndryshe, e ardhmja e Tuchel është mes Spanjës dhe Anglisë, ku në këtë të fundit, një rikthim tek blutë e Londrës, nuk do të ishte dicka e papritur. Trajneri ka vijuar gjithashtu dhe komunikimet me drejtues të skuadrave të tjera, ku alternative mbeten dhe Barcelona, Manchester United dhe Liverpool. Dy prej këtyre ekipeve kanë konfirmuar largimin e trajnerit, Xavi nga Katalanasit dhe Klopp që do t’i japë lamtumirën Anfield pas 9 vitesh.
Sa i përket garës që Tuchel do të ketë për marrjen e drejtimit të këtyre ekipeve është e fortë, vetëm tek Barcelona janë 4 emra të tjerë të lidhur, De Zerbi, Hansi Flick, Arteta dhe Rafael Marquez. Sa i përket djajve të kuq, Ten Haag aktualisht nuk diskutohet për tu larguar, por humbja ndaj Fulham ndikon në marrjen e një vendimi. Pistë e mundshme po ashtu është ajo e Chelsea, ku sezoni po shkon drejt një dështimi absolut dhe rikthimi i trajnerit që fitoi Champions League, do të konsiderohej një shpëtim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 14:50 Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
- 14:48 Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së
- 14:44 Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet
- 14:40 Italia arreston dy persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë, 5 të tjerë nën hetim
- 14:40 Valë e re e të nxehtit, OBSH paralajmëron: Evropa do të përballet me ‘javë më vdekjeprurëse’
- 14:25 Samiti i NATO-s, Trump mbërrin në Turqi. Pritet nga Erdogan (VIDEO)