Tuchel sfidon kampionët e Francës: Dua të përballem në finale
Tuchel dhe Bayern i tij kanë siguruar kualifikimin më tej në Ligën e Kampionëve madje duke u cilësuar si një ndër skuadrat favorite. 4 fitore në grupe për rekordmenët e Gjermanisë bëjnë që të kualifikohen menjëherë.
Trajneri 50-vjeçar në një prononcim për mediat ka analizuar Milanin dhe ish-skuadrën e tij të Parisit, për të cilët dëshiron të përballet në finale.
“E ndoqa ndeshjen Milan-PSG, sepse jam argëtuar shumë në Paris me skuadrën franceze. Milani ishte shumë i fortë, kuqezinjtë u treguan mbresëlënës. Ata luajtën me shumë intensitet. Gjithsesi, unë mbetem i bindur se PSG do të kualifikohet. Edhe pse grupi është shumë i vështirë. A do të doja të përballesha me PSG-në? Nuk më pëlqen të ndeshem me skuadrat e mia të vjetra. Por në finale, po…”
Tuchel e ka drejtuar PSG për dy sezone ku fitoi 2 tituj, kupën, si dhe mbërriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht pikërisht nga ekipi që drejton aktualisht, Bayern. Pas aventurës në Francë, trajneri i zhvendos drejt Londrës ku fitoi Championsin, ndërsa më pas u transferua në Gjermani tek ekipi i Bayernit, aty ku fitoi Bundesligën.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 14:51 Zelenskyy thirrje aleatëve evropianë nga Ankaraja: Të ndërtojmë mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë
- 14:50 Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
- 14:48 Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së
- 14:44 Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet
- 14:40 Italia arreston dy persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë, 5 të tjerë nën hetim
- 14:40 Valë e re e të nxehtit, OBSH paralajmëron: Evropa do të përballet me ‘javë më vdekjeprurëse’