Milani, perfekt ndaj PSG/ Kuqezinjtë dominojnë e triumfojnë, Dortmund ia del sërish
San Siro ka prodhuar një ndër ndeshjet më spektakolare të viteve të fundit, me Milanin që ka mposhtur PSG me rezultatin 2-1. Një 90 minutësh në të cilin të besuarit e Piolit u shfaqën me një tjetër fytyrë, atë të protagonistit. Edhe pse u ndëshkuan nga Skriniar në minutën e 9’, Leao barazoi me rafishatë vetëm 3 minuta më pas. Në vijim kuqezinjtë u shfaqën më kërkues, por të pafat në manovrat e tyre.
Sapo nisi fraksioni i dytë, një topi Hernandez në zonë gjeti veteranin Giroud që gjuajti saktë me kokë e mposhti ishin Donnarumma, duke regjistruar rezultatin final 2-1 për djajtë, e rikthyer në lojë këta të fundit. Në të njëjtin grup, Dortmundi likujdoi Neëcastlen, me anglezët që kanë humbur totalisht formën. Golat e Fullkrug dhe Brandt sollën fitoren e dytë në grup për verdhezinjtë.
Surpriza e së martës është padyshim Barcelona, e cila u mposht në Gjermani nga Shkahtar Donetsk, me ukrainasit që shkojnë kështu në kuotën e 6 pikëve. Në sfidat e tjera Atletico shpartalloi Celtic 6-0, Leipzig triumfoi në Serbi 1-2 ndaj Crvena Zvezdës, Immboile udhëhoqi Lazion drejt 3 pikëve dhe Manchester City ia doli lehtësisht ndaj Young Boys.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kush e braktisi foshnjën në Tiranë? Gazetarja: E gjeti një burrë që po pinte cigare
- Rishikohen pensionet, hidhet në diskutim me Bankën Botërore skema e re
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit