Taksa e qarkullimit, 190 mln euro. Në 2023 u rrit konsumi i karburantit
Të ardhurat nga taksa e qarkullimit, e cila vilet në pompën e karburanteve arrtën në 190 mln euro në vitin 2023. Shuma është 7% më e lartë se në vitin 2022 dhe diktohet nga rritja e konsumit të naftës.
Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga taksa e qarkullimi, 190 milionë euro vitin e kaluar me një rritje vjetore 7%.
Rritja e të ardhurave është diktuar nga shtimi i konsumit të karburantit, i cili gjatë zhdoganimit arriti në 615 mijë tonë. Taksa e qarkullimit mbi naftën edhe benzinën vilet në masën 27 lekë për litër.
Në vitin 2023, Ministria e Financave kishte programuar të vilte 205 mln euro nga taksa e qarkullimit, por janë arkëtuar 190 mln, me një mosrealizim në vlerë 15 mln euro.
Taksa e qarkullimit grumbullon të ardhura nga përdoruesit e transportit dhe taksa vilet gjatë blerjes së karburantit, për çdo litër të konsumuar dhe ajo shpërndahet më pas për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.
Taksa e qarkullimit është vetëm 1 prej 7 taksave që vilen nga konsumi i lëndëve djegëse dhe që shkon në arkën e shtetit bashkë me TVSH-në akcizën, taksën e karbonit dhe të rilicencimit. Ndërkohë, markimi dhe skanimi janë taksa të përkohshme që shkojnë tek kompanitë koncesionare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta