Vrau me thikë Halil Kokën, shpërthim me tritol në banesën e Ilir Kociljas në Durrës
Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur në një banesë në afërsi të qendrës së Durrësit.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, në katin e parë të banesës së Ilir Kociles.
Ilir Kocila është autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Halil Kokës rreth dy javë më parë, pas një sherri për parkimin. Nga shpërthimi i rreth 500 gramëve tritol nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta