Djali i madh mohon vrasjen në gjykatë: S’e qëllova unë babain, të flasë ai që e bëri

26 Shkurt 2024 | 12:35

Mesditën e kësaj të hëne kanë dalë përpara gjykatës së Durrësit, tre fëmijët e arrestuar për vrasjen e baban të tyre në fshatin Shën Vlash.

Në deklarimet e dhëna në gjykatë djali i madh i familjes, Hysen Meta, ka mohuar që të jetë ai personi që ka shkrepur armën.

25-vjeçari ka deklaruar se vrasjen e ka kryer motra, Hygerta Meta, për shkak se babai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Duket se djali i madh ka ndryshuar dëshminë në gjykatë duke fajësuar të motrën për vrasjen.

“Nuk e kam bërë unë vrasjen. Le të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent, kur motra e vogel (Hygerta) ka qëlluar babain. Motra e qëlloi sepse debatonte shumë herë me babain sepse donte ta fejonte”, tha 25-vjeçari.

Në komunikimet e zhvilluara me gjyqtaren, Hysen meta ka zbuluar se marrëdhëniet me babain nuk i ka pasur shumë të mira. Megjithatë ai shton se për vdekjen e të atit u ka ardhur shumë keq.

Pjesë nga debati në gjykatë:

Gjyqtarja: A ke folur me babain për këtë? Si e ke pasur marredhenien?

Hyseni: Nuk i kam pasur shumë të mira.

Na ka ardhur shumë keq. Me shumë se ne, si vjen keq askujt këtu. As vëllezërve të tij, s’u vjen kaq keq.

Prokurorja: Ai është kontradiktor. Mohon dhe ndryshon qëndrim shpesh!

Edhe në deklarimet fillestare, Hygerta Meta deklaroi që ishte ajo që qëlloi me 4 plumba të atin, por më pas ndryshoi dëshminë duke thënë se armën e shkrepi vëllai i madh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026