Uzbekistan: 23 persona të burgosur pas vdekjes së fëmijëve që përdorën një shurup
Një gjykatë në Uzbekistan i ka dënuar me burgim 23 persona, për shkak të vdekjes së 68 fëmijëve që kanë përdorur një shurup të kontaminuar kundër kollës.
Të pandehurit janë shpallur fajtorë për evazion fiskal, shitje të ilaçeve të falsifikuara ose nën standard, abuzim të pozitës publike, neglizhencë, dhe ryshfet.
Dënimet dallojnë prej dy deri në 20 vjet.
Numri i vdekjeve të bëra publike prej gjykatës në qytetin e Tashkentit është më i lartë sesa që është raportuar më parë.
Rreth 65 vdekje janë regjistruar në nisje të procesit gjyqësor gjashtëmujor dhe prokurorët i kanë shtuar edhe tri të tjera muajin e kaluar.
Shurupet e kontaminuara janë prodhuar nga Marion Biotech në Indi dhe janë shpërndarë prej Quramax Medical në Uzbekistan.
Me 20 vjet burgim, dënimin më të madh, është dënuar Singh Raghvendra Pratar, drejtor ekzekutiv në Quramax Medical. Ish-zyrtarë të lartë, që kanë qenë përgjegjës për licencim të ilaçeve të importuara, janë dënuar po ashtu me shumë vjet burgim, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Në janar të vitit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se dy shurupe për kollën të Marion Biotech janë nën standard, pasi 18 fëmijë uzbekë kanë vdekur, pak pas përdorimit të tyre.
OBSH-ja pati thënë se dy shurupet – Ambronol dhe Dok-1 Max – kanë pasur sasi të papranueshme të konaminuesve.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane