Përplasja me armë zjarri në fshatin Bardhaj të Shkodrës, policia arreston dy vëllezërit Doçi

21 Mars 2021 | 13:52

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezërit Marjan dhe Hot Doçi që mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme gjatë një konflikti me armë zjarri në fshatin Bardhaj.

Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Besmir Perkolaj,  i cili akuzohet se ka plagosur me armë zjarri dy të rinjtë.

Policia sqaron se ditën e djeshme rreth orës 19:30 në fshatin Bardhaj gjatë një konflikti për motive të dobëta, Marjan dhe Hot Doçi kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Besmir Perkolës, i cili iu kundërpërgjigj duke qëlluar me armë zjarri automatik,  ku për pasojë mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën dy vëllezërit.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që shërbejnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe mjetin tip Audi të Marjan Doçit.

Ndaj dy vëllezërve rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Ndërsa mbi Besmir Perkolajn rëndojnë veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026