“Tunelet e terrorit”- Izraeli nuk tërhiqet nga plani për pushtimin e Rafahut
Ushtria izraelite ka deklaruar se ka zbuluar një tjetër rrjet nëntokësor, që i quan “tunelet e terrorit” e që lidh veriun me jugun e Rripit të Gazës. Një nga objektivat kryesorë të ofensivës izraelite ishte shkatërrimi i rrjeteve që sipas shtetit hebre, përdoren nga Hamas për të lëvizur luftëtarë dhe armë.
Me Izraelin që ruan qëndrimin e tij për një pushtim të afërt të Rafahut në kërkim të militantëve, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka arritur ndërkohë të evakuojë 24 persona nga spitali i tejmbushur “Al Amal” në afërsi të qytetit Khan Junis.
Ushtria izraelite i ka prezantuar kabinetit të luftës një plan për evakuimin e popullsisë nga zonat e luftës, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ta anuluar operacionin.
Në frontin politik, kryeministri palestinez Mohammed Shtajeh ka dhënë dorëheqjen bashkë me kabinetin e tij, që qeveris disa zona të Bregut të pushtuar Perëndimor.
Presidenti Mahmoud Abbas ka pranuar vendimin e tij. Dorëheqja e kryeministrit sinjalizon gatishmërinë e lidershipit palestinez të mbështetur nga Perëndimi për të pranuar reformat për të qeverisur Gazën pasi lufta të ketë përfunduar.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona