Bardhi: Do të çojmë në Kushtetuese ligjin për taksimin e profesioneve të lira

27 Shkurt 2024 | 15:20

Kreu i Grupit Parlamentar Demorkat Gazment Bardhi, mbajti këtë të martë një deklaratë për media, ku tha se PD do të çojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për taksimin e profesioneve të lira.

Bardhi i bëri thirrje publike presidentit Begaj që të mos e dekretojë ligjin që tashmë ka marrë miratimin e parlamentit.

Kreu i grupit të PD theksoi se taksimi i profesioneve të lira më shumë se oligarkët është diçka e papranueshme.

“Jam këtu për t’ju thënë se do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Profesionistët e lirë sot taksohen më tepër edhe se oligarkët e kjo nuk mund të jetë normale. Një thirrje kam edhe për presidentin Bajram Begaj, që të mos e dekretojë ligjin për zonat e mbrojtura, të mos bëhet me maxhorancën, por të jetë me qytetarët”, tha Bardhi.

Kreu i grupit demokrat u ndal dhe te dhuna në parlament, ku tha se opozita nuk do të lejojë zhvillimin e  një seanca normale deri sa të trajtohet siç duhet nga maxhoranca qeverisëse.

“Ju pyetët nëse parlamenti do të funksionojë normalisht. Parlamenti do funksionojë normalisht, në momentin që maxhoranca do të trajtojë siç duhet opozitën”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026