Bardhi pas protestës: Bashkimi i sotëm na jep kurajo për të forcuar opozitën

20 Shkurt 2024 | 21:19

Kreu i Grupit Parlamentar ka reaguar sërish në lidhje me protestën e sotme që u mbajt për rreth tre orë para kryeministrisë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se dita e sotme tregoi opozitën e vërtetë.

Mes të tjerash ai shkruan se bashkimi i sotëm na jep kurajo për të përmirësuar veten dhe për të forcuar opozitën.

“Sot, ne vërtetë jemi në opozitë. Vërtetë kemi kaluar momente të vështira, ndonjëherë jo të denja për të qenë në lartësinë tuaj, të dashur demokratë dhe qytetarë! Por ne sot kemi me vete pasurinë më të madhe që mund të ketë një forcë politike opozitare: ne kemi me vete kurajon tuaj! Kemi dinjitetin tuaj! Kemi dëshirën tuaj për të luftuar dhe vullnetin tuaj për të fituar!

Ju të gjithë ketu jeni pasuria më e madhe që ka Shqipëria! Bashkimi ynë i sotëm na jep kurajo për të përmirësuar veten, për të forcuar opozitën, për t’u bërë forca udhëheqëse e vendit me besimin e shumicës absolute të shqiptarëve”-shkruan Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026