Vuçiç kundër Perëndimit: Tajvani është Kinë dhe pikë! Keni mbështetjen e Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i tha rrjetit televiziv kinez, CGTN, se Tajvani është territor i Kinës dhe se i takon Kinës të vendosë se çfarë të bëjë me të.
I pyetur për çështjen e këtij territori, Vuçiç tha se nuk i duhen më shumë se dhjetë sekonda për t’u përgjigjur.
“Tajvani është Kinë dhe varet prej jush se çka, kur dhe si do të veproni me të. Pikë”, tha Vuçiç.
Kina e trajton Tajvanin si territor të sajin renegat, ndërsa Tajvani e sheh veten si shtet sovran.
Vuçiq tha se politika e Serbisë është “një Kinë” dhe se do të vazhdojë të jetë kështu edhe në të ardhmen.
“Ai është territori juaj, është populli juaj. Ju jeni vend sovran, ju i merrni vendimet. Mbështetjen e popullit serb do ta keni gjithmonë”, shtoi ai për CGTN-në, shkruan REL.
Serbia llogarit në mbështetjen e Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, në lidhje me mosnjohjen e Kosovës si shtet.
Serbia është duke negociuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, por, në të njëjtën kohë, është duke forcuar edhe marrëdhëniet me Kinën, me të cilën bashkëpunon në fushën e infrastrukturës dhe mbrojtjes.
Kina dhe Tajvani kanë qeveri të ndara që nga përfundimi i një lufte civile në vitin 1949.
Pekini, prej kohësh, përpiqet që t’i kufizojë aktivitetet ndërkombëtare të Tajvanit.
Sovraniteti i Tajvanit njihet nga 13 vende në botë, por Qeveria e tij, e zgjedhur në mënyrë demokratike, ka lidhje të forta ekonomike dhe joformale me shumë vende.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm