Raportohet për patrullime të reja të ushtrisë kineze afër Tajvanit

14 Shkurt 2024 | 08:39

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se ka detektuar 14 avionë të forcave ajrore kineze që operonin rreth Tajvanin dhe më 14 shkurt kryen “patrulla të përbashkëta të gatishmërisë luftarake” me luftanijet kineze.

Kina, që e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj, në katër vjetët e fundit rregullisht dërgon avionë luftarakë dhe luftanije përreth ishullit, që thotë se një ditë do të jetë nën kontrollin e Pekinit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit, patrullimet kineze nisën rreth orës 13:00, sipas kohës lokale, të së mërkurës. Ky institucion tha se ka detektuar 14 avionë luftarakë, përfshirë edhe ata të llojit J-16, si dhe dronë që operuan në pjesën veriore dhe jugore të Tajvanit.

Nëntë prej këtyre fluturakeve kaluan vijën në Ngushticën e Tajvanit apo zonave pranë dhe së bashku me luftanijet e Kinës kryen “patrullime të përbashkëta të përgatitjes ushtarake”, tha Ministria tajvaneze, duke shtuar se dërgoi forcat e saj për të monitoruar situatën.

Tajvani vazhdimisht ankohet se luftanijet dhe avionët e Kinës kalojnë vijën në Ngushticën e Tajvanit, që është një kufi jozyrtar mes dy palëve. Por, Kina thotë se një vijë e tillë ndarëse nuk ekziston.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026