Rrëshqitje dheu në një minierë ari në Turqi, disa të vdekur

14 Shkurt 2024 | 07:45

Dyshohet se nëntë minatorë kanë humbur jetën nga një rrëshqitje dheu në një minierë ari në lindje të Turqisë, tha sot ministri i Brendshëm Ali Jerlikaya.

Miniera e Koplerit ndodhet pranë Iliçit, në provincën malore të Erzincanit, në lindje të Turqisë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se nuk dihej se çfarë ndodhi me nëntë minatorët dhe se 400 personel të kërkim-shpëtimit ishin në vendngjarje. Stafi i agjencisë së reagimit emergjent AFAD nga provincat fqinje gjithashtu merr pjesë në operacionin e shpëtimit, raportoi AP.

“Ka njerëz të varrosur nën tokë, numri i tyre nuk është i qartë. Kërkimi dhe shpëtimi kanë filluar”, tha guvernatori i Erzincan, Hamza Aydogdu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026