Ambasada greke ofron teste për Covid në fshatrat minoritare

21 Mars 2021 | 13:58

Prej disa ditësh ambasada greke në Tiranë po u ofron minoritarëve që banojnë në Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër teste falas për COVID-19.

Korrespondenti i Euronews Albania në Sarandë, Viktor Avdiaj raportoi gjatë edicionit të orë 16:00 se rreth 100 teste falas u kryen së fundmi në fshatin Mursi të Sarandës ku asnjë prej banorëve të testuar nuk rezultoi i prekur nga coronavirus-i.

Bashkitë Finiq dhe Dropull pritet të vijojnë të përfitojnë gjithashtu. Gazetari Avdiaj tha se nga program i mbështetur nga ambasada greke synohet të testohen kryesisht të moshuarit e vetmuar dhe testet kryen në banesat e tyre pasi ata e kanë të vështirë të lëvizin.

Në zona si në Finiq, procesi i testimit me mbështetje të ambasadës greke, po kryhet që prej muajit shkurt. Disa banorë të fshatrave të minoriteteve janë gjithashtu në listat e vaksinimit kundër COVID në Greqi, por u duhet të paraqiten në qendrat e vaksinimit në shtetin fqinj për të marrë dozën.

I pyetur nëse ky program testimi do të shoqërohet me një nismë edhe për t’i vaksinuar këta banorë, gazetari Avdiaj tha se bashkitë e këtyre zonave kanë kërkuar nga pala greke që nëse do të jetë e mundur atyre t’u qasen edhe vaksina.

“I është kërkuar qeverisë greke që të japë disa vaksina dhuratë dhe ky proces [vaksinimi] të bëhet në territorin shqiptar, por kërkohet një bashkëpunim mes dy qeverive, gjë që nuk është arritur ende,” – tha gazetari Avdiaj duke cituar vështirësitë ligjore që hasen për faktin se flitet për një proces vaksinimi përtej kufive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026