Bazilika-Sinagogë në Sarandë| E ndërtuar në shekullin IV-VI, dëshmi e mesjetës
E ndërtuar që nga shekulli i IV para lindjes së Krishtit deri në shekullin e VI, Bazilika-Sinagogë e Sarandës e vendosur brenda mureve të kalasë mesjetare të Onhezmit, është dëshmi e gjallë e historisë së hershme të qytetit bregdetar.
Në kontekstin urbanistik dhe arkeologjik, ky kompleks i rrallë për periudhën, tregon organizimin e qendrës antike të Sarandës.
“Ka kaluar tre faza ndërtimi, nga shek i IV deri në shek I p.e.s pastaj faza e dytë i përket shek I p.e.s deri në shek I dhe faza e tretë nga shek I deri në shek VI deri kur u shkatëerua nga pushtimet”, tha arkeologu Geni Kaçi.
“Prezenca e një bazilike kaq të madhe tregon edhe për prezencën e një numri të madh polullësie që ka jetuar në këtë qytet”, tha arkeologu Geni Kaçi.
Rrënojat arkeologjike u zbuluan në vitin 1980 ndersa besohet se deri në vitin 1960 muret rrethuese ishin ekzistues. Sot, ajo që ka mbetur hedh dritë mjaftueshëm mbi të shkuarën.
“Zbulimi i rrënojave shpuri pastaj në atë që u tjetërsua vendi , pastaj u zbuluan nga një grup i mirënjohur arkeologësh të asaj kohe.”
“Është monument i cili në emërtimin e tij quhet Bazilika Sinagog , pëe shkak të gjendjes së një bazilike të madhe paleo-kristiane , ne jug të saj ndodhen disa ambjente që kanë shërbyer si bazilikë. Këtë e vërtetojm shumë kollaj me gjetjen e disa mozaikëve që momentalisht janë të mbuluar , por që shumë mirë i kemi të pasqyruara në këto panelet”, tha arkeologu Geni Kaçi.
Bazilika-Sinagogë për shkak të vendndodhjes në qendër të qytetit, është ndalesa e parë e cdo turisti të huaj. Për arkeologun Genci Kaçi ky është vetëm një monument kulture.
“Sepse cdo turist që vjen në Sarandë detyrimisht kalon edhe te ky monument, administrohet nga sektorini arkeologjise në Bashkinë Sarandë dhe hyrja është pa biletë”, tha arkeologu Geni Kaçi.
“Vetë monumenti është shumë i rëndësushëm sepse përvec gjendjes së tij arkeologjike tregon edhe bashkëjetesën fetare midis besimtarëve kristian dhe gebrenjëve”, tha arkeologu Geni Kaçi.
Bazilika-Sinagogë në Sarandë 1 herë në 10 vite zbulon mozaiket, për ti bërë të aksesueshëm për publikun.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta