Rusia bombardon rajonin e Kharkiv, vritet 6-vjeçarja e pafajshme e persona të tjerë

28 Shkurt 2024 | 18:40

Katër civilë, përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, janë vrarë nga bombardimet ruse në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës, ka thënë Ministria e Brendshme.

Sipas mediave të huaja, Guvernatori i Kharkiv, Oleh Synehubov tha se një prift 58-vjeçar u vra gjithashtu pasi mbeti nën rrënojat e një kishe që u godit.

Të paktën 12 shtëpi banimi u dëmtuan kur Rusia hodhi bomba FAB-500 në qytet, i cili është rreth 25 milje nga kufiri rus, tha zoti Synehubov.

Pesë persona të tjerë u plagosën në atë që është bërë një qytet fantazmë i shkatërruar nga lufta.

Ministria e Brendshme tha se një vajzë gjashtë vjeçare dhe gjyshi i saj 48 vjeçar u vranë në fshatin Velykyi Burluk pranë Kupiansk.

Para luftës, Kupiansk ishte një qendër aktive hekurudhore me një popullsi prej rreth 30,000 personash.

Ai u pushtua për pak kohë nga forcat ruse në javët e para të pushtimit rus, por u rimor nga Ukraina në një kundërofensivë në vjeshtën e atij viti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026