“Të ulim kohën e pritjes së kamionëve në dogana”, Rama: Shqipëria gati në qershor

29 Shkurt 2024 | 10:31

Tirana pret sot Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama në fjalën hapëse të këtij samiti, të mbajtur në Pallatin e Koncerteve tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku për lehtësimin transportit dhe tregut të përbashkët mes tyre duke shmangur burokracitë.

Ai tha se Shqipëria do të jetë gati, që duke nisur nga qershori, të zbatojë aplikimin për digjitalizimin e tregut të përbashkët, duke mundësuar kështu shkurtimin e orëve të pritjes së kamionëve në dogana.

“Si mund të bëhemi më të lirë e më të mëdhenj, nëse kam eksport duhet të presin ende mijëra orë në vit në kufijtë tanë rajonal. Si mund të mos heqim barrierat jo tarifore dhe të humbasim një rritje potenciale me 3% çdo vit. Ajo çfarë mund të them është se Shqipëria është e gatshme për  këtë ushtrim sfidues. Nëse përmbushim kriteret për zonën e përbashkët të pagesave do ulim tarifat për qytetarët që sjellin para në Shqipëri. Ambicia jonë është që në qershor të jemi gati për aplikimin tonë. Nëse ulim vetëm me 3 ore kohën e pritjes së kamionëve në kufi kursejmë 25 mln euro, për të shkuar aty na duhet që të gjithë të kryejmë një proces mjaft kompleks. Mbështetur në përvojën nga Ballkani i Hapur ky ushtrim nuk është i lehtë”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026