Interi “poker” ndaj Atalantës, zikaltrit shkëputen nga Juventus
Diferenca me vendin e dytë ka shkuar në 12 pikë me Interin që konfirmon dhe një herë tjetër që nuk ka rivalë në kampionatin Italian. Zikaltrit luajtën mbrëmjen e së mërkurës në shtëpi ndaj bergamaskëve të Gasperinit, duke i mposhtur këta të fundit në shifrat 4-0. Një sfidë e dominuar plotësisht nga kryesuesit e Serisë A të cilët kaluan në avantazh në minutën e 26’, ndërsa dyfishuan me Lautaro Martinez në fundin e pjesës së parë, por më parë Atalantës iu anullua një gol me autor De Ketelaere, për prekje të topit me dorë.
Në pjesën e dytë Lautaro shpërdoroi një 11 metërsh me gjuajtjen e tij që u prit nga portieri, por topi i kthyer gjeti Di Marcon që e dërgoi në rrjetë, ndërsa më tej Fratessi vulosi triumfin 4-0. Kjo ishte fitorja e 22-të për Interin në kampionat, ndërsa udhëheq me 12 pikë më tepër se Juventusi i vendit të dytë.
3 pikë me shumë vlerë regjistroi dhe Napoli i cili fitoi ndaj Sassuolos me rezultatin e thellë 1-6. Të besuarit e Calzonës pësuan gol në minutën e 17’ me Racic që i dha avantazhin vendësve, por napoletanët përmbysën gjithcka që në fraksionin e parë me Rrahmanin dhe një dygolësh të Osimhen. Në pjesën e dytë ishte sërish bomber Nigerian që hipotekoi tripletën, e pas tij Kvaraskhelia që shënoi një dy golësh duke dërguar shifrat në 1-6. Kampionët në fuqi nuk fitonin që prej 4 shkurtit, ku mposhtën asokohe Veronën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta