A mund ta bllokojë Greqia integrimin e Shqipërisë? Varhelyi flet nga Tirana

29 Shkurt 2024 | 13:19

Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, u pyet gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama në lidhje me mundësinë e një bllokade greke për sa i përket proceseve integruese.

Varheleyi tha se së shpejti Shqipëria pritet të hapë grup-kapitullin e parë të negociatave. Ai shtoi se progresi i Shqipërisë është për t’u vlerësuar dhe këshilloi shtetin grek se për të ndërtuar një marrëdhënie të mirë me fqinjin nuk duhet ta ndalojë të ecë përpara.

“Unë mendoj që veprat tuaja e kanë treguar çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishit në vitin 2019 dhe ku jeni tani. Unë nuk mendoj se ka në Bruksel njerëz që nuk nien dakord për këto arritje. Ne jemi të dakordësuar që Shqipëria të hap negociatat për grup-kapitullin e parë.

Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse t’i e bllokon fqinjin të ecë përpara. Gjithsesi ne po përpiqemi të ndihmojmë dhe në muajt në vijim do të kemi konferencën ndërqeveritare që të kalojmë te negociatat e vërteta. Sepse ne dëshiropjmë të hapim negociatat për grup-kapitullin e parë që janë “Të drejtat themelore” dhe “Sundimi i ligjit” dhe aty t’i diskutojmë këto të drejta pasi të jenë hapur negociatat”, tha Varhelyi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026